Përpjekjet e NATO-s për të rritur shpenzimet e mbrojtjes, nuk e shqetësojnë presidentin rus Vladimir Putin. Vetëm pak ditë përpara se aleanca të nënshkruajë një plan për të forcuar kapacitetet e saj ushtarake në mbarë Europën, shefi i Kremlinit deklaroi se kjo nuk përbën kërcënim për vendin e tij, e as nuk ndalon avancimin e trupave të Moskës në Ukrainë.