Vladimir Putin njoftoi se Rusia po e pezullon pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen që marrëveshje që lejon kalimin e sigurtë të anijeve transportuese të grurit ukrainas, edhe pse sipas shefit të Kremlinit, Moska nuk po e rrëzon krejtësisht ujdinë. Pretendimi që nxjerr pala ruse për tërheqjen nga pakti ishte se Ukraina ka përdorur një korridor sigurie në Detin e Zi për të sulmuar flotën e saj.