Duke jetuar në Ukrainën e pushtuar nga Rusia, 6-vjeçarja Anna-Maria mësoi ta quante presidentin Vladimir Putin "xhaxha Vova" dhe besonte se ai ishte "president i botës", tha nëna e saj. Kateryna Skopina, një oficere e lartë ushtarake ukrainase, iu desh të linte vajzën e saj me të afërmit kur ajo dhe burri i saj u kapën nga forcat ruse në qytetin lindor të Mariupol pranverën e kaluar.