Për të parën herë, Vladimir Putin iu largua hapur objektivit të tij për një kontroll total mbi Ukrainën. Presidenti rus e bëri të qartë se fokusi tani është vetëm në rajonin e Donbasit, në lindje të vendit, ku separatistet pro-ruse luftojnë që prej 2014-tën me forcat e Kievit. “Qëllimi ynë është liria e njerëzve që jetojnë në Donbas, të cilët ndiejnë se kanë një lidhje të pashkatrrueshme me Rusinë”, tha Putin i cituar nga New York Times.