Mbështetësit europianë të Ukrainës janë duke u përgatitur të vendosin sanksione të mëtejshme ndaj presidentit rus Vladimir Putin pas mosparaqitjes së tij në bisedimet e shumëpritura në Turqi midis Kievit dhe Moskës. Keir Starmer i Britanisë, Emmanuel Macron i Francës, Friedrich Merz i Gjermanisë, Volodymyr Zelenskyy i Ukrainës dhe Rexhep Tajip Erdogan i Turqisë takohen sot në Tiranë për të diskutuar mes të tjerash, edhe ndalimin e luftimeve në Ukrainë, shkruan Politico.