Vladimir Putin kërkon ta rrahë hekurin sa është i nxehtë. Presidenti rus e bëri të qartë se nevojiten bisedime të menjëhershme me vendet perëndimore për të parandaluar zgjerimin e NATO-s në lindje, dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kjo kërkese. Në një telefonatë të zhvilluar me kreun e Elizesë, Emmanuel Macron, Putin theksoi rëndësinë e nisjes së menjëhershme të negociatave ndërkombëtare për të zhvilluar garanci të vendosura ligjërisht të cilat të parandalojnë cdo zgjerim të mëtejshëm të aleancës në lindje si dhe vendosjen e armëve në shtetet fqinje, kryesisht në Ukrainë, që kërcënojnë Rusinë.