Top Channel/ Putin nuk do bisedime? Kryediplomati gjerman: Ai kërkon kapitullimin e Ukrainës!
30/06/2025 11:07

Mes intesifikimit të bombardimeve ruse në Ukrainë, me sulmin më të madh ajrore që nga fillimi i luftës të ndërmarrë këtë fundjavë, kryediplomati i Gjermanisë, Johann Ëadephul shprehet i bindur se Vladimir Putin nuk dëshiron thjesht bisedime, por kapitullimin e mirëfilltë të vendit fqinj. Putin nuk po tërhiqet nga asnjë nga kërkesat e tij maksimaliste. Ai nuk dëshiron negociata, ai dëshiron dorëzimin pa kushte të Ukrainës. Rusia po pret dobësimin e mbështetjes sonë dhe dëshiron pushtim dhe nënshkrim me çdo kusht, madje edhe në kurriz të mijërave jetë. Këto komente, Wadephul i bëri nga Kievi ku kreu vizitën e tij të parë që prej marrjes së postit muajin e kaluar. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë të forcojnë mbrojtjen ajrore të Ukrainës, pasi sulmet ruse të së dielës përfshinë qindra dronë, raketa lundruese dhe balisitike. Gjermania është mbështetësja më e madhe në Evropë e Ukrainë dhe e dyta në botë pas Shteteve të Bashkuara, duke i ofruar armë dhe ndihmë tjetër me qëllim që Kievi të zmbrapsë forcat ruse. Zelensky njoftoi sakaq se ka nënshkruar dekretin për tërheqje nga Konventa e Otavës për Ndalimin e Minave Kundër Personelit. Traktati i vitit 1997, të cilit i janë bashkuar më shumë se 160 vende, ndalon përdorimin, prodhimin, grumbullimin dhe transferimin e minave tokësore kundër personelit dhe synon mbrojtjen e civilëve nga shpërthimi i këtyre minave pas përfundimit të një konflikti. “Rusia nuk ka qenë kurrë palë në këtë konventë dhe përdor minat kundër personelit në një mënyrë jashtëzakonisht cinike. Duke ndërmarrë këtë hap politik, ne po u dërgojmë një sinjal të gjithë partnerëve tanë se ku duhet të përqendrohen. Kjo vlen për të gjitha vendet përgjatë perimetrit të kufijve të Rusisë”, tha Zelensky. Vendimi megjithatë, që të hyjë në fuqi, kërkon edhe miratim parlamentar.

Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34