Top Channel/Putin “ngre në qiell” Kinën, Kievi “fut përçarje”: Pekini të ndikojë në fundin e luftës!
02/09/2025 12:23
Xi Jinping dhe Vladimir Putin kanë nisur bisedimet dypalëshe në Pekin, në prag të paradës masive ushtarake në kryeqytetin kinez. Lideri rus nuk i kurseu lëvdatat për marrëdhëniet dypalëshe, për të cilat tha se janë sot “në një nivel të paprecedent”.