Top Channel/ Putin i shtrin dorën Trump: Lejoni të përdorim astetet ruse për të blerë avionët Boeing
16/04/2025 19:06

Rusia ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta lejojë blerjen e aeroplanëve të Boeing Co. duke përdorur para nga miliarda dollarë asetesh shtetërore të ngrira, sapo të arrihet një armëpushim në Ukrainë, sipas një burimi që është në brendësi të çështjes në Moskë. Ndërkohë që kërkesa nuk është një kusht për pranimin e një armëpushimi, Rusia kupton se fondet e ngrira nuk mund të përdoren për të blerë avionet pa qenë në vend një armëpushim, tha burimi, duke kërkuar të mos identifikohet. Një marrëveshje që lejon blerjen e avionëve mund të bëhet pjesë e një zbutjeje të sanksioneve në rast se luftimet ndalen. “Shtetet e Bashkuara nuk do të diskutojnë asnjë angazhim ekonomik deri sa të arrihet një armëpushim,” tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në përgjigje të një kërkese për të komentuar nëse Rusia po kërkonte të blinte aeroplanë Boeing. Departamenti i Shtetit refuzoi të komentojë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Edhe Boeing refuzoi të komentojë. Ligjvënësit amerikanë kanë vlerësuar se ka rreth 5 miliardë dollarë asete ruse në SHBA. Në total, SHBA-të dhe aleatët e saj kanë ngrirë rreth 280 miliardë dollarë në rezervat e Bankës Qendrore të Rusisë, me më shumë se dy të tretat të bllokuar në Bashkimin Evropian. Rusia ka kërkuar publikisht që SHBA-të të heqin sanksionet për kompaninë ajrore kryesore të saj, Aeroflot PJSC, dhe të lejojnë rikthimin e fluturimeve direkte mes dy vendeve. SHBA-të nuk kanë komentuar publikisht këtë propozim. Boeing ka mbyllur operacionet e veta në Rusia, përfshirë një qendër inxhinierike të madhe, pas pushtimit nga Rusia të Ukrainës në shkurt 2022.

Top News – Trump konfirmon sulmet ndaj Iranit. Teherani paralajmëron – E kemi gishtin në këmbëz!
03/11 20:00
Top Channel/ Trump drejt humbjes?! Merr vendimin drastik ditën e zgjedhjeve
03/11 19:34
Top News – Polonia, trupa në kufi me Rusinë /‘Incident shqetësues’, frikë për ndërhyrje të armatosur
03/11 15:18
Top News – Trump do thyejë ‘tabunë’ bërthamore/Sulm bërthamor mbi Iran, paralajmëron agjenti i CIA-s
03/11 15:15
Top News – Përplasen me njëri tjetrin helikopterët / Aksident në lartësi, do uleshin në Everest
03/11 15:07
Top News – Alarm i kuq në aeroportet evropiane / Kërcënime me bombë në katër avionë, masa emergjente
03/11 14:56
Top Channel/ BE “ndez” motorët për Malin e Zi? Marrëveshja e anëtarësimit në qershor 2027!
03/11 14:45
Top News – ‘Ne do ta vrasim Trumpin’ / Teherani mbushet me postera e banderola kërcënuese
03/11 14:09
Top News – Rusia, bombardime me valë…31 të vrarë në fshatin ukrainas, goditi vendstrehimin
03/11 14:03
Top News – Trump bombardon Iranin ditën e zgjedhjeve / ‘Sulm i fshehtë’ në ishullin strategjik
03/11 12:18
Top News – Zelenski sfidon Donald Trumpin / Shkrumbon rafineritë ruse të naftës gjatë natës
03/11 12:05
Top News – Paqeruajtësit evropianë në Ukrainë / Do të lejohen t’u përgjigjen me zjarr rusëve
03/11 11:55
Top News – Lufta zgjerohet në Detin e Zi / Rusia vë në provë ‘vijat e kuqe’ të NATO-s
03/11 11:55
Top Channel/ SHBA sulm Iranit para zgjedhjeve, por “jo goditje të tjera”: Bie çmimi i naftës!
03/11 11:48
Top News – Rusia dhe Ukraina në një tryezë / SHBA njofton takimin më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dabi
03/11 11:46
Top News – SHBA është sot një ‘fushëbeteje’ / Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesit të mandatit
03/11 11:46
Top Channel/ OpenAI: Dan Driscoll emërohet këshilltar për sigurinë kombëtare
03/11 11:35
Top Channel/ Nvidia i mbyll dyert Kinës. Gjiganti amerikan vendos kufizime për klientët kinezë
03/11 11:25
Top Channel/ Demokratët në SHBA, shpresa të mëdha për fitore: Por a kanë të drejtë sondazhet?!
03/11 11:14
Top Channel/ Zgjedhjet në SHBA, gratë drejt arritjeve historike: Përbëjnë 51% të popullsisë, por..!
03/11 11:08