Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar presidentin serb Aleksandar Vuçic për Ditën e Shtetësisë së Serbisë që shënohet më 15 shkurt, me mesazhin se Moska “e vlerëson shumë politikën e jashtme të balancuar” të ndjekur nga Beogradi. "Serbia është një partner i rëndësishëm dhe i besueshëm i Rusisë. Ne vlerësojmë shumë kursin e balancuar të politikës së jashtme që Beogradi zbaton në rrethanat aktuale komplekse ndërkombëtare", tha Putin në një mesazh urimi dërguar Vuçiqit nga ambasadori rus Aleksandar Bocan-Kharchenko të martën raporton Radio Europa e Lirë.