Top Channel/ Putin i jep shtetësinë ruse Edward Snowden
26/09/2022 22:03

Ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, i cili zbuloi informacione sekrete tw operacioneve të vëzhgimit të inteligjencës amerikane, ka marrw shtetësinw ruse. Dekreti u nënshkrua nga presidenti rus Vladimir Putin të hënën. Snowden, 39 vjeç, ka jetuar në Rusi që kur ekspozoi programin e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) që prekte miliona amerikanë në vitin 2013. Zyrtarët e lartë të inteligjencës amerikane kishin këmbëngulur publikisht se NSA nuk kishte mbledhur kurrë me vetëdije të dhëna nga telefonat privat tw qytetarwve, derisa Snowden ekspozoi prova për të kundërtën.. Pas zbulimit, zyrtarët thanë se programi i mbikëqyrjes së NSA-së kishte luajtur një rol vendimtar në luftën kundër terrorizmit të brendshëm. Pasi ia kishte dorëzuar këto dokumente gazetarëve të Washington Post dhe The Guardian, Snowden ishte larguar nga Shtetet e Bashkuara dhe kishte shkuar në Hong Kong, e nga aty drejt Moskës. Në Moskë kaloi një kohë të pacaktuar në një zonë tranziti në aeroportin Shermetyevo, ku më pas presidenti rus i dha azil të përkohshëm në një kohëzgjatje prej një viti. Në gusht të vitit 2014, mori lejeqëndrimin trevjetor, që i mundësoi të udhëtojë jo vetëm brenda Rusisë por edhe të largohet nga ai vend.Pasi mori lejeqëndrimin e përhershëm, në nëntor të vitit 2020 Snowden ka kërkuar t’i jepet shtetësia nga Rusia. Autoritetet amerikane prej vitesh kërkojnë që Snowden të rikthehet në Shtetet e Bashkuara, për t’u ballafaquar me drejtësinë nën akuzën për spiunazh/.Snowden është akuzuar në SHBA për zbulimin e rreth 1.5 milion dokumenteve sekrete.Nëse dënohet në SHBA, ai përballet me 30 vjet burgim. Pamjet: AFP

Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34