Rusia është zotuar të "zgjerojë marrëdhëniet gjithëpërfshirëse dhe konstruktive dypalëshe" me Korenë e Veriut, kështu tha presidenti i saj Vladimir Putin. Në një letër dërguar homologut të tij Kim Jong un në ditën e çlirimit të Penianit, Putin tha se kjo do të ishte në interes të të dy vendeve, që në fakt janë distancuar prej kohësh me Perëndimin dhe SHBA-në.