Donald Trump nuk e fshehu zhgënjimin nga qëndrimi i shefit të Kremlinit, Vladimir Putin. Pavarësisht pritshmërive të larta të kreut të Shtëpisë së Bardhë, që prej samitit të tyre në Alaskë, Putin nuk po bën asnjë përpjekje për të arritur një marrëveshje paqeje me Ukrainën. E këtë trumpi, nuk po e kapërdin dot, sic e tregoi edhe vetë në një intervistë të fundit radiofonike.