Në kohën kur vëmendja e botës sot ishte përqëndruar tek takimi i Donald Trumpit me Xi Jinping në Pekin, Kremlini doli me njoftimin se papritur e Kinën do ta vizitojë shumë shpejt edhe presidenti rus Vladimir. Nuk është dhënë asnjë datë për vizitën, por zëdhënësi Dmitry Peskov, u shpreh se të gjitha përgatitjet janë përfunduar.