Top Channel/ Putin arreston ish-zv. ministrin e mbrojtjes për abuzime financiare
29/08/2024 23:07

Ish-zëvendës ministri rus i mbrojtjes është arrestuar sot nga administrata e Putin, në episodin më të fundit të asaj që duket si një fushatë kundër abuzimeve në elitën e ushtrisë së vendit, ose e zyrtarëve të lidhur me ish-ministrin e mbrojtjes Sergei Shoigu. Ish-zëvendës ministri Pavel Popov përballet me deri në 10 vjet burg nëse provohen akuzat e mashtrimit, njoftojnë mediat ruse, të cilat raportojnë se paraburgimi fillestar është caktuar deri më 29 tetor. Çështja kundër Popov lidhet me aktivitetet e biznesit në një impiant të kontestuar ushtarak pranë Moskës që është quajtur më parë nga mediat “parku i lodrave të ushtrisë ruse”, duke iu referuar abuzimeve. ‘Parku i Patriotëve’ ka qenë në fakt një projekt i nisur nga ish-ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu, me qëllim frymëzimin apo indoktrinimin e të rinjve me armatimet dhe pajisjet ushtarake sovjetike e ruse. Në të kishte poligon, bazë ajrore, muzeume ushtarake dhe një kishë për forcat e armatosura, të dekoruar me mozaikë të ushtarëve rusë e sovjetikë. Por kohët e fundit, impianti ishte vënë në vemendje të mediave për abuzime financiare nga zyrtaret. Popov bëhet figura e tetë e lartë e ushtrisë muajt e fundit, që arrestohet me akuza përvetësimi, rryshfeti e abuzimi, pas zv. ministrit Timur Ivanov, dhe të tjerëve që po ndalohen pas zëvendësimit nga Putin të kreut të mbrojtjes Shoigu. Serbia blen 12 avionë për 2.7 miliardë USD nga Franca, Macron: Do kujdesem për serbët në Kosovë

Top Channel/ OKB thirrje për dialog: kundër dhunës në protestë, proporcionale nga policia
17/10 23:03
Top News- Trazirat në Francë degjenerojnë në kaos / Policia përleshet me protestuesit, flakë e zjarr
17/10 15:19
Top News – Astronomët zbulojnë Yllin e Gjelbër / Për herë të parë, duket i tillë në syrin e njeriut
17/10 14:57
Top News – Zelenski mbyll qiejt e Putinit / Kaos në aeroportet ruse, udhëtarët vonesa disa ditore
17/10 14:54
Top Channel/ Rikthehet lotaria amerikane? Gjykata urdhëron rinisjen e Green Card!
17/10 14:33
Top Channel/ Dyshimet për spiunazh, ish kreu i Inteligjencës gjermane kontakte me rusët?!
17/10 14:32
Top News – Arinjtë ‘pushtojnë’ Rusinë / Frikë mes popullatës, rriten rastet e ‘përballjeve’
17/10 13:47
Top News- Trump shkarkon zëdhënësen…pas vetëm 5 ditësh në detyrë, ngritja e rënia e Katie Zacharia
17/10 13:46
Top News – Vatikani, Papa del nga spitali katër ditë pas operaconit për kancerin në mushkëri
17/10 13:46
Top News – Çdo mysliman quhet Muhamed… / Trump ‘bën shaka’ me popullaritetin e emrit
17/10 13:32
Top News – Një mësuese dhe një baba i armatosur / Heronjtë e tragjedisë në shkollën në Oregon
17/10 13:25
Top News -‘Ditë kaosi për Francën’, plasin protestat / Bashkë nxënësit, sindikatat dhe jelekëverdhët
17/10 12:29
Top News – Trump ‘fal’ Rusinë, heq sanksionet / Putin: Vendim historik! Thellohet çarja me Zelenskin
17/10 12:05
Top News – Ukraina mbetet në dorën e Evropës / SHBA e ‘braktis’, a mundet BE ta mbështesë e vetme
17/10 12:03
Top News – ‘Të marrim Donetskun, me çdo kusht’ / Putin shpall objektivin kryesor, takon ushtarakët
17/10 11:59
Top Channel/ Zelensky paralajmëron Europën: Nëse Ukraina bie, do t`ju vijnë 20 milionë refugjatë!
17/10 11:33
Top Channel/ Sulme brutal nga kolonët izraelitë, gazetarja: Kisha treguar dhunën ndaj palestinezëve!
17/10 11:33
Top Channel/ Trump pezullon sanksionet ndaj Rusisë, Moska godet Ukrainën me 332 dronë dhe raketa!
17/10 11:22
Top Channel/ Reuters: “Shtëpia e Bardhë kufizoi Starlink për Ukrainën”, vjen reagimi!
16/10 11:40
Top Channel/ “Shpërthen” dhe Italia: Greva e protesta, e sotmja “ditë zemërimi” nga nxënës e mësues!
16/10 11:08