Top Channel/ “Pushtuesi i qytetit” që mposhti partinë e Erdoganit, profili i “mbretit” të Stambollit
02/04/2024 21:29

Ekrem Imamoglu, rivali kryesor politik i Reccep Tayip Erdogan arriti të fitonte zgjedhjet për herë të dytë në Stamboll dhe të rizgjidhej si kryebashkiak. Vetë Imamoglu në një dalje për mediat, e quajti këtë si një “agim” të një epoke të re pas deklaratës së Erdogan, i cili tha se në këto zgjedhje fitoi demokracia në Turqi. Imamoglu i njohur ndryshe në Turqi si “pushtuesi i qytetit”, u votua edhe nga persona të cilët janë praktikantë të devotshëm të fesë islame, gjë që ishte surprizë edhe për vetë Erdoganin, i cili ishte angazhuar që në këto zgjedhje të rimerrte Stambollin. Por kush është Imamoglu, njeriu që triumfoi për të dytën herë në qytetin më të rëndësishëm të Turqisë për nga ekonomia? Mbështetësit kryesorë të Imamoglu janë familjarët e tij, bashkëshortja, Dilek dhe 3 fëmijët. Dilek nuk është tipike “First Lady” (Zonja e Parë e Stambollit e quajnë), gruaja e zakonshme e një politikani turk. Ajo nuk mban shami, duke treguar flokët e saj të lyer ngjyrë bionde, mban modën më të fundit dhe shpesh zbulon tatuazhin që ka në krah, një akrep një referencë e drejtpërdrejtë për shenjën e saj të zodiakut, pasi ka lindur më 18 nëntor. Ajo është shumë aktive me çështjet sociale dhe merr pjesë në aktivitete të ndryshme për ndërgjegjësimin e personave me aftësi të kufizuara, të drejtat e grave dhe edukimin e fëmijëve. Ajo nuk do të hezitojë të përballet edhe me vetë Erdoganin, ashtu siç bëri në vitin 2022, kur bashkëshorti i saj u dënua me dy vjet e shtatë muaj burg dhe iu hoq e drejta politike për fyerje të zyrtarëve publikë. Imamoglu ka shumë të përbashkëta me rivalin e tij të përhershëm, Erdogan por ide tepër të ndryshme. Ashtu si presidenti turk, Imamoglu ka passion futbollin dhe më parë ka qenë futbollist në nivel gjysmë profesional. Pamjet: AFP

Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21