Top Channel/ Pushimi u kthye në tragjedi, si u mbytën dy të rinjtë në Shëngjin
03/06/2026 23:22

Një ngjarje tragjike u regjistrua pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku dy të rinj nga Kosova humbën jetën pasi u përfshinë nga dallgët e forta dhe rrymat detare. Viktimat janë identifikuar si Leonid Alia nga Fushë Kosova dhe Jetmir Binaku nga Prishtina. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 16:30, gjashtë të rinj kishin hyrë në det për t’u larë, por u përballën me dallgë të fuqishme që i morën me vete. Tre prej tyre, Dion Myftari, Arber Beqaj dhe Drilon Rrustemi, arritën të shpëtohen dhe aktualisht po marrin trajtim në Spitalin Rajonal të Lezhës. Mjekët bëjnë me dije se gjendja e tyre është e stabilizuar dhe parametrat shëndetësorë paraqiten të qëndrueshëm, ndërsa vijojnë të mbahen nën monitorim të vazhdueshëm. Pas ngjarjes, në spitalin e Lezhës mbërriti ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu. Ambasadori Durmishi mori informacion nga stafi mjekësor për ecurinë e trajtimit dhe falënderoi ekipet mjekësore, strukturat vendore dhe forcat e emergjencës për reagimin e shpejtë. Ai shprehu gjithashtu solidaritetin me familjet e viktimave dhe të të rinjve të përfshirë në këtë tragjedi.

Top Channel/ I dënuari në burgun e Fierit vdes ne rrethana të paqarta, u dërgua në spital por…
26/08 10:17
Top Channel/Banorët në Kukës protestojnë: HEC-et po marrin ujin, rrezikohen të mbjellat nga mungesa…
26/08 10:15
Top Channel/ Zjarr në një magazinë ushqimore në Elbasan, ndërhyrja e shpejtë neutralizon flakët
26/08 10:14
Top News – Zjarr në një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë, shmanget katastrofa Elbasan
26/08 10:04
Top News- Dalin nga kampet e ‘ferrit’ në Siri, riatdhesohen dy gra dhe tre të mitur shqiptarë
26/08 10:01
Edicioni Informativ, 26 Gusht 2026, Ora 00:00
26/08 09:50
Top Channel/ “Mund të ikja dhe në Dubai?! Ermal Beqiri sfidon autoritetet franceze: Ja pse qëndrova
25/08 23:17
Top Channel/ “Në shtator ka arrestime”! Protesta e Tiranës: Nuk dorëzohemi
25/08 23:01
Top Channel/ “Ka ende shpresë për shqiptarët”, protestuesit thirrje SPAK: I kemi sytë nga ju
25/08 22:49
Top Channel/ “Presim arrestimin e Ramës”, aktivisti Kola thirrje SPAK-ut: Mos u bëni palë me sistemin
25/08 21:53
Top Channel/ Zjarr i madh mbi Kaninë! Flakët përfshijnë malin e Shashicës, era favorizon përhapjen
25/08 20:58
Top Channel/ Ra nga 50 metra lartësi, shpëtohet nga zjarrfikësit 51-vjeçari në Mallakastër
25/08 20:33
Top Channel/ “Protesta është e shqiptarëve, nuk e ndalni dot”, tubuesit: Rama, dil në bulevard
25/08 20:30
Top Channel/ Pasaportat për diasporën, dokumentet po merren jashtë Shqipërisë
25/08 19:51
Top Channel/ Dy milionë turistë në korrik, nga janari erdhën mbi 7 milionë shtetas
25/08 19:49
Top Channel/ Porosia e prerë e Ramës për socialistët, zbulohen projektet e ministrave për integrimin
25/08 19:47
Top Channel/ Shifra marramendëse! Deputetët, 707 mijë euro shpenzime në korrik!
25/08 19:47
Top Channel/ “E kishte kërcënuar me pistoletë”, vrau të dashurën e më pas veten, trondit familja
25/08 18:56
Top News – 11 vatra zjarri në vend. 5 mbeten aktive, ndërhyrje në Dajt, Dibër e Bulqizë
25/08 18:36
Top News- Parandalohet krimi në Laprakë, i riu nxjerr armën pas sherrit. Ndërhyjnë ‘Shqiponjat’
25/08 18:35