Një pushues shqiptar ka humbur jetën sot në plazhin e Orikumit, me dyshimet e një infarkti. Sipas informacioneve paraprake, 75-vjeçari nga Tirana kishte ardhur për pushime së bashku me familjen e tij. Rreth orës 11:30, sapo ka hyrë në det, ai është ndier keq , ku dhe ka humbur ndjenjat.