Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një grua rreth 29-vjeçe ka humbur jetën pasi dyshohet se u mbyt në det, në zonën e plazhit të Porto Novos. Sipas informacioneve paraprake, viktima është përballur me rryma të forta detare, që e bëjnë këtë zonë një nga pikat më të rrezikshme të bregdetit.