Skena “Petro Marko” u pushtua nga zëri i këngëtarit Enzo Ghinazzi, i njohur me emrin e artit si Pupo, që dhuroi emocione për publikun vlonjat. Për rreth 60 minuta, Pupo performoi këngë të repertorit të tij ndër vite, duke elektrizuar sallën e teatrit të qytetit bregdetar.