Pamje të rënda janë publikuar në rrjete sociale së fundmi në shtëpinë e të moshuarve në Pejë të Kosovës, ku një punonjëse e re në moshe ushtron dhunë ndaj një të moshuar. Rasti ka ndodhur ditët e fundit në Rezidencën për të Moshuarit në Pejë, e cila është private. Prokuroria Themelore e Pejës njofton që kanë angazhuar dy prokurorë për t’u marrë me rastin dhe janë duke shkuar në vendin ku dyshohet sa ka ndodhur vepra penale.