Top Channel/ Punonjësja e palestrës humb jetën pas rrjedhjes së azotit në seancën e krioterapisë
16/04/2025 22:10

Një punonjëse palestre në Paris humbi jetën dhe një klient është në gjendje jo të mirë shëndetësore për shkak të rrjedhjes së azotit gjatë një seance krioterapie. Krioterapia është një metodë trajtimi në të cilën një person vendoset për 2-3 minuta në dhoma të veçanta në të cilat temperatura mund të bjerë nën -110°C. Pacienti zhytet në rezervuarë me ujë akulli ose në dhoma që ftohin ajrin duke përdorur azot. Metoda fillimisht u përdor nga atletët profesionistë, për të parandaluar ose trajtuar dhimbjet e muskujve pas stërvitjes. Tashmë, përdoret për sëmundje të ndryshme neurologjike ose inflamatore dhe ndonjëherë, pa pasur sëmundje specifike. Sipas një burimi policor, aksidenti ka ndodhur në orët e vona të së hënës. Punonjësja 29-vjeçare ka humbur jetën ndërsa një kliente e palestrës, 34 vjeçe, ndodhet e shtruar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Një tjetër burim pranë hetimit tha se sipas indikacioneve fillestare, gratë janë helmuar nga rrjedhje azoti në kabinën e krioterapisë. Hetimet janë ndërmarrë bashkërisht nga policia dhe inspektorati i punës të cilët kanë urdhëruar si dhe analiza toksikologjike për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së punonjësit. Azoti është një gaz pa erë që redukton oksigjenin në ajër dhe mund të shkaktojë helmim. Kabina e krioterapisë ishte riparuar mëngjesin e së hënës. Palestra, ku ndodheshin në atë moment 150 persona, u evakuua menjëherë.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58