Top Channel/ Punonjësit sezonalë që do të punësohen këtë vit në Greqi!
16/04/2021 09:57

Punonjësit sezonalë që do të punësohen këtë vit në Greqi, do të kenë sigurime dhe shërbim shëndetësor falas. Qeveria greke ka përgatitur ndryshimet e fundit ligjore dhe brenda pak ditësh parlamenti grek do të votojë disa ndryshime ligjore në drejtim të përmirësimit dhe thjeshtimit të procedurave të punësimit për këtë kategori emigrantësh. Lajmi bëhet publik prej kreut të sindikatës së prodhuesve dhe konservimit të frutave të Greqisë dhe njëkohësisht edhe referues i ligjit në qeverinë greke, Kristos Janakaqis. Janakaqis informoi ambasadoren shqiptare në Greqi Luela Hajdaraga, lidhur me ndryshimet ligjore që po përgatiten. Sipas zotit Janakaqis drafti i ri ligjor u lejon punonjësve sezonalë të punësohen me procedura të përshpejtuara dhe krejtësisht falas. Punëdhënësit marrin përsipër sigurimet shëndetësore dhe i aksesojnë ata në skemën e pensioneve. Për herë të parë u mundësohet punonjësve sezonalë të kenë kod fiskal dhe kod sigurimesh shëndetësore, çka u akseson atyre menjëherë shërbim shëndetësor falas. Vendoset krijimi i data baze të punonjësve sezonalë dhe pajisja e tyre me kartën e posaçme të punonjësit sezonal, çka u mundëson atyre lëvizje të lirë nga dhe drejtë Shqipërisë disa herë në muaj dhe jo vetëm me një kalim, siç ishte më parë. Mundësohet shtyrja automatike e afateve për kontratat 3 mujore,edhe për 3 muaj të tjerë pa qenë nevoja të ribëhen dokumentat dhe pa u kthyer në vendlindje. Mjafton një kërkesë të bere nëpërmjet internetit dhe krejtësisht falas.

Top News – Nis një epokë e re për Serbinë…Si do të qeverisin studentët pas humbjes së Vuçiçit?
26/10 12:08
Top News -‘Lista Studentore’ në Serbi dhe Kosova / Edhe studentët si Vuçiçi: ‘Është pjesë e pandarë’
26/10 12:08
Top News – Një shans për shërimin e Serbisë / Humbja e Aleksandër Vuçiçit ‘rezultat i papritur’
26/10 12:04
Top Channel/ Largimi i Vuçiçit, si ndryshon qëndrimi ndaj Kosovës? Cfarë deklaron Lista Studentore!
26/10 11:37
Top News – Shqiptarët marrin dy mandate në Serbi / Kamberi: Jemi në garë edhe për të tretin
26/10 11:00
Top News – Serbia në festë, studentët 140 mandate / Vuçiç pranon humbjen, ‘më në fund të lirë’
26/10 10:56
Top Channel/ Vuçiç humb zgjedhjet: Fituan studentët! Nis festa në Beograd
25/10 23:15
Top News- Garë e ngushtë në Serbi/ Partia e Vuçiç me pak diferencë nga e studentëve
25/10 20:50
Top Channel / Zgjedhjet “rekord” në Serbi, studentët kundër Vuçiç, pjesëmarrje masive
25/10 19:58
Top News- ‘100 euro për votë dhe transport i paguar’/ Vuçiç ‘peshkon’ votuesit serbë në Kosovë
25/10 19:26
Top News- Sulmohet nëna e Vuçiçit/ Ngjarja ditën e zgjedhjeve, arrestohet autori
25/10 19:24
Top News- Gara për kryeministër në Serbi/ Shaip Kamberi thirrje shqiptarëve për të votuar
25/10 15:33
Top News – ‘Koalicioni shqiptar’ në zgjedhjet në Serbi / Tetë parti nën një sigël, jo më përçarje
25/10 12:22
Top News – Studentët në kurthin e ‘mitit të Kosovës’/‘Pjesë e patjetërsueshme e përbërëse’ e Serbisë
25/10 12:22
Top News – Serbia në zgjedhje, sfidohet Vuçiç / Pjesëmarrje masive, lëvizja studentore synon fitoren
25/10 12:21
Top Channel/ Zgjedhjet në Serbi/ Studentët kundër Vuçiç, 6.4 milionë qytetarë drejt kutive
25/10 11:44
Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02