Ka dalë para gjykatës Carlos De Oliveira, punonjësi i rezidencës së ish-Presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago, i cili akuzohet për fshirjen e filmimeve të kamerave të sigurisë që kërkoheshin nga prokurorët që hetonin për dokumentet e klasifikuara. Prokurorët thonë se fshirja e filmimeve u bë me urdhër të ish-Presidentit Trump dhe se punonjësi gjithashtu gënjeu prokurorët gjatë marrjes në pyetje.