Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për arsenalin e armëve të gjetur në një banesë në Mëzez të Tiranës. Shtëpia ku u gjetën armët kishte edhe një punishte për modifikimin e tyre, e cila rezulton në pronësi të Elvis Bakallit, njërit prej të arrestuarve. Bashkë me të ra në pranga edhe një person tjetër Dorian Kalo.