Një 53-vjeçar në Divjakë ka vdekur aksidentalisht në vendin ku punonte. 53-vjeçari I. L., dyshohet se aksidentalisht, është dëmtuar nga një makineri, në një subjekt të paketimit të produkteve. Subjekti ishte në pronësi të R. J., ndërsa aksidenti ndodhi rreth orës 10:00, të ditës së sotme. 53-vjeçari fatkeqësisht ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.