Gjithnjë e më shumë biznesi shqiptar po plotëson nevojat e tij me punëtorë të huaj. Kostoja për marrjen e një punëtori nga jashtë është rreth 1 mijë euro dhe procedurat të vështira. Sipas drejtuesve të kompanive shqiptarët kërkojnë punë të lehta dhe ngjitje të shpejta kariere. Gerardo prej 6 muajsh jeton në Elbasan. Ai ka ardhur nga Madagaskari dhe mendon të qëndrojë gjatë në Shqipëri.