Në krizë për fuqi punëtore, bizneset e qarkut të Durrësit i kanë kthyer sytë nga vendet e varfra të Azisë dhe Afrikës. Në këtë fabrikë, që prodhon këpucë për tregun e huaj, punëtorët shqiptarë që largohen nga vendi, po zëvendësohen ditë pas dite me punëtorë nga Nepali. Deri tani në këtë fabrikë janë punësuar 60 persona nga ky vend aziatik.