Tregu i punës po shfaq dobësi pasi punësimi nuk po kap dot nivelet e parakrizës. Këtë e konfirmoi pak ditë më parë edhe guvernatori i bankës qendrore, sipas të cilit rritja e qëndrueshme e punësimit e pagave do të ndjekë me vonesë kohore zgjerimin e kërkesës për mallra e shërbime. Eksperti për çështjet e punësimit Erion Muça, shpjegon se kjo lidhet me mungesën e një strategjie veçanërisht për të papunët e krizës, ku shumë kompani nuk po i rimarrin më në punë për të reduktuar kostot.