Protestat, bojkotimi i mësimit, beteja ligjore, përpjekjet e durimi i studentëve të mjekësisë u dhanë fitoren në Gjykatën Kushtetuese. Edhe pse gjyqtarët vendosën për shfuqizimin e pjesshëm të ligjit që i pengonte studentët e mjekësisë të largoheshin jashtë vendit me kushtin që pas diplomimit të punonin nga 3 deri në 5 vite në Shqipëri; ndryshimet ligjore të kërkuara nga Gjykata Kushtetuese e bëjnë marrëveshjen e pazabatueshme.