Artistë nga Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Gjermania u ftuan nga pesë kuratorët mes të cilëve dhe Adela Demetja, për të prezantuar një vepër rreth tematikës mbi punën e detyruar nën pushtimin Gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore. Remjon Pronja na sjell historinë e një elektricisti, i cili përveçse u dërgua në një kamp përqendrimi nga I cili mbijetoi, edhe u burgos nga komunizmi për shkak se u akuzua si spiun. Por për shkak të profesionit si elektricist dhe punës së tij për elektrifikimin e Shqipërisë i shpëtoi viteve të gjata në burg.