Dikur, në Afganistan ishte ministër. Sot në Gjermani, punon si shpërndarës ushqimi: 6 ditë gjatë javës, 10 orë në fundjavë. Me veshjen e tij ngjyrë portokalli, duke trokitur dyerve për të dorëzuar picat e ushqime të tjera, Sayed Sadaat nuk të lë aspak përshtypjen e njeriut që dikur ishte në krye të ministrisë së komunikacionit në vendin e vet. Por atij nuk i vjen keq. “Puna është punë”, shprehet me përulje ish ministri.