Shqipëria në gjashtë muajt e parë të këtij viti qëndron në krye të Europës për rritjen e numrit të netqëndrimeve në hotele dhe struktura të tjera akomoduese. Shifrat e korrikut nga INSTAT sugjerojnë se rekordi po vijon të mbahet, ndërs kërkesa u rrit si nga vendasit dhe të huajt. Numri i vizitorëve në strukturat akomoduese u rrit me 40%, ndërsa netqëndrimet apo koha që ato shpenzuan në këto struktura u rrit me 48%. Janë gati 1.2 million netqëndrime gjatë korrikut ku 65% e tyre erdhën nga turistët. Të huajt në masë më të madhe kanë vizituar rajonin qëndror të vendit ku përfshihet kryeqyeti. Gjithsesi nga ballafaqimi i shifrave, nga 1.67 milionë të huaj që erdhën për pushime, u realizuan vetëm 777 mijë netqëndrime.