Këto janë pamjet me dron nga mali i Tërbunit në Pukë, që vijon të djegë sipërfaqe të tëra me pyje. Dhjetëra hektarë po digjen prej orësh në Pukë, ndërsa zjarri vijon të përhapet, duke shkatërruar sipërfaqe të konsiderueshme të gjelbërta. Flakët janë përhapur në zonat e Gojanit, Gjegjanit dhe Haxhiajve, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore dhe duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët dhe mjedisin.