Një trup gjykues në Los Angeles urdhëroi gjigantin farmaceutik amerikan “Johnson & Johnson” që t’i paguajë 966 milionë dollarë familjes së një gruaje e cila ndërroi jetë nga kanceri. Kompania u konsiderua përgjegjëse për rastin më të ri gjyqësor ku dyshohet se produktet e pudrës të “Johnson & Johnson” po shkaktojnë sëmundjen e rëndë.