Top Channel/ Publikohet letra e fundit e Epstein nga momentet e fundit në qeli: Më hetuan, por…
07/05/2026 20:00

Një gjykatës federal në Shtetet e Bashkuara ka bërë publike një letër që dyshohet se është shkruar nga Jeffrey Epstein para vdekjes së tij, duke shënuar herën e parë që dokumenti publikohet zyrtarisht. Sipas mediave amerikane, letra u gjet nga Nicholas Tartaglione, ish-shoku i qelisë së Epstein në Qendrën Korrektuese Metropolitane në New York, pasi Epstein kishte tentuar pa sukses të vetëvritej në korrik të vitit 2019, vetëm disa javë para se të gjendej i vdekur në qelinë e tij. Në përmbajtjen e letrës shkruhet: “Më hetuan për muaj të tërë, nuk gjetën asgjë!!! Është luks të zgjedhësh vetë kohën për t’i thënë lamtumirë jetës. Çfarë doni të bëj, të shpërthej në lot?! Nuk ka argëtim, nuk ia vlen!!”. Letra nuk mban firmë dhe deri tani nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse është shkruar vërtet nga Epstein. Departamenti amerikan i Drejtësisë nuk ka komentuar ende mbi publikimin e saj. Dokumenti u deklasifikua pasi gazeta “New York Times” publikoi javën e kaluar një artikull mbi ekzistencën e letrës dhe kërkoi nga gjykata në White Plains, New York, që ajo të bëhej publike. Nicholas Tartaglione, ish-polic dhe aktualisht i dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje të katërfishtë, ka deklaruar se ai e gjeti Epstein pa ndjenja në qeli. Pas ngjarjes, Epstein kishte pretenduar para autoriteteve të burgut se ishte sulmuar nga Tartaglione. Sipas dokumenteve federale, në javët para vdekjes së tij, Epstein kishte këmbëngulur se nuk kishte prirje vetëvrasëse.

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50