Top Channel/ Publikohen të dhënat BOMBË, si urdhëroi Trump operacionin e fshehtë të CIA kundër Kinës
14/03/2024 21:11

Donald Trump autorizoi Agjencinë Qendrore të Inteligjencës për të nisur një fushatë në mediat sociale kineze, që synonte të kthente opinionin publik në Kinë kundër qeverisë së saj. Kjo pohohet, sipas Reuters, nga ish-zyrtarë amerikanë që kanë pasur dijeni të drejtpërdrejtë për grupet e konsideruara si të klasifikuara. Tre ish-zyrtarë i thanë Reuters se CIA krijoi një ekip të vogël, që përdorën identitete false në internet për të përhapur histori apo ngjarje negative për qeverinë e Xi Jinping, ndërsa zbuluan informacione nënçmuese në mediat e lajmeve jashtë shtetit. Përpjekja, e cila filloi në vitin 2019, nuk është raportuar të ketë ndodhur kurrë më parë. Gjatë dekadës së fundit, Kina ka zgjeruar me hapa të shpejtë gjurmët e saj globale, duke krijuar pakte ushtarake, marrëveshje tregtare dhe partneritete biznesi me vendet në zhvillim. Ekipi i CIA-s promovoi akuza se anëtarët e Partisë Komuniste në pushtet fshihnin para të paligjshme jashtë shtetit dhe u cilësuan si iniciativa e korruptuar dhe shpërdoruese e Kinës “Belt and Road”, e cila ofron financime për projektet e infrastrukturës në botën në zhvillim, sipas Reuters. Megjithëse zyrtarët amerikanë refuzuan të japin detaje specifike të këtyre operacioneve, duke thënë se historitë apo deklaratat që përçmonin qeverinë, bazoheshin në fakte, pavarësisht se u lëshuan në mënyrë të fshehtë nga operativët e inteligjencës nën profile të rreme. Përpjekjet brenda Kinës kishin për qëllim të nxisnin paranojë midis liderëve të lartë, duke e detyruar qeverinë të shpenzonte burime për të ndjekur ndërhyrjet në internet, që Kina e kontrollon mjaft mirë këtë të fundit. Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës tha se lajmet për iniciativën e CIA-s tregojnë se qeveria amerikane përdor “hapësirën e opinionit publik dhe platformat mediatike si armë për të përhapur informacion të rremë dhe për të manipuluar opinionin publik ndërkombëtar”. Operacioni i CIA-s erdhi si përgjigje ndaj viteve të përpjekjeve agresive të fshehta të Kinës që synonin rritjen e ndikimit të saj global. Gjatë presidencës së tij, Trump pati një përgjigje më të ashpër ndaj Kinës sesa paraardhësit e tij. Fushata e CIA-s sinjalizoi një kthim në metodat që shënuan luftën e Uashingtonit me ish-Bashkimin Sovjetik. Trump, tani kandidati kryesor republikan për president, ka deklaruar se do të ketë një qasje edhe më të ashpër ndaj Kinës nëse rizgjidhet sërish president në nëntor.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37