Top Channel/ Pse po negocion tani Putini? Presion nga India, Kina dhe Kazakistani
07/09/2026 23:17

Katër vite e gjysmë pas nisjes së luftës në Ukrainë, Vladimir Putin po përballet me një pyetje që nuk vjen vetëm nga Perëndimi: sa gjatë mund të vazhdojë lufta? Sipas analizës që bën e përditshmja italiane “Corriere della Sera” një sinjal i rëndësishëm erdhi nga Kirgistani, ku kryeministri indian Narendra Modi, një prej partnerëve strategjikë të Moskës, i kërkoi presidentit rus të kalojë nga një luftë pa fund drejt një zgjidhjeje. “Është koha të kalojmë nga një luftë e pafundme në një fund të luftës.”, tha Modi. India nuk është shkëputur nga Rusia. Përkundrazi, Moska mbetet një partner i rëndësishëm për Nju Delhin, veçanërisht në energji dhe mbrojtje. Pikërisht për këtë arsye, mesazhi i Modit merr peshë. Kina gjithashtu nuk ëhstë e kënaqur me situatën që zgjati kaq shumë. Një qëndrim i ngjashëm është artikuluar edhe nga Kazakistani. Presidenti Tokajev i ka shprehur Putinit pikëpyetjet e tij mbi arsyen e vazhdimit të luftës dhe natyrën e konfliktit. Këtë klimë po e shfrytëzojnë amerikanët që dërguan edhe negociatorët e tyre në Moskë. Por pyetja kryesore mbetet: pse do të negociojë Putin tani? Presidenti rus vazhdon të deklarojë se Rusia po fiton dhe se trupat e saj po përparojnë. Por shifrat në terren tregojnë një tablo më të ndërlikuar. Sipas Institutit për Studimin e Luftës, gjatë gushtit forcat ruse pushtuan ose konsoliduan rreth 90 kilometra katrorë, ndërsa forcat ukrainase rikuperuan të paktën 129 kilometra katrorë. Dhe presioni nuk vjen vetëm nga fronti. Dronët ukrainas me rreze të gjatë po godasin rafineritë, depot e karburantit, portet dhe infrastrukturën ruse, qindra kilometra larg vijës së luftimit. Pasojat kanë filluar të ndihen edhe në ekonominë ruse. Moska është detyruar të kufizojë eksportet e karburantit për të mbrojtur tregun vendas, ndërsa prodhimi i naftës në vitin 2026 parashikohet të zbresë në nivelin më të ulët që prej vitit 2009.

Franca nën ethet e protestave, priten trazira në fundjavë
02/11 23:32
Top News- “SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore…sulmi brenda pak ditëve”, Trump nën presion
02/11 23:00
Referendumi” për trump, kanë votuar 54 milionë amerikanë para datës zyrtare
02/11 22:47
Top News- Vetëm 20 vjeçe/ Kush ishte pilotja e avionit që u rrëzua në Florida e la pas 9 viktima
02/11 22:30
Top Channel/ Irani hap negociatat me SHBA, bie nafta. Reagojnë menjëherë tregjet
02/11 19:57
Top News – Vuçiç bleu votat / 51 euro për çdo mbështetës, po sërish nuk fitoi
02/11 18:20
Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News – Ushtarët e plagosur shpëtohen nga qielli / Ukraina nis përdorimin e dronëve për evakuime
02/11 15:10
Top News – Frigoriferët nën sulm në Evropë / Temperatura 50 gradë celcius, hakerohen supermarketet
02/11 15:09
Top News – ‘Trump, armë bërthamore mbi Iran’ / Paralajmërimi: Do të sulmojë brenda pak ditësh
02/11 15:05
Top News – Rusia shfrytëzon armëpushimin… / ‘Forcoi pozicionet’, kthehet lufta në Oleshky
02/11 14:27
Top News – Kryeministri i Belgjikës jep dorëheqjen / Negociata gjatë gjithë natës, dështon buxheti
02/11 14:18
Top News – Bie nga 8 mijë metra lartësi në 60 sek / Avioni shpërthen në një lëmsh zjarri, 9 viktima
02/11 14:04
Top News –‘Evropë, rritja më e madhe e çmimit të biletave në histori’, Ryanair në krizë, ngrin pagat
02/11 14:02
Top News – Francë, nxënësit ‘kthehen’ në shkolla / Protesta të kufizuara pas mbarimit të pushimeve
02/11 14:02
Top News – I hodhën policit ‘bombë benzine’ e mori flakë / ‘Tentativë vrasje’, nis hetimi në Francë
02/11 13:50
Top Channel/ Serbi, arrestohet shefi i policisë: Besnik i Vuçiç, studentët e akuzuan për dhunë!
02/11 12:19
Top Channel/ Vendet e Gjirit po armatosen: Frikë për një “ringjallje” të konfliktit SHBA-Iran!
02/11 11:53