Ndërkohë që Big Brother VIP 5 është drejt fundit, ethet e finales kanë kapur të gjithë banorët që kanë ngelur në shtëpi. Miri dhe Mateo kanë vijuar me përplasjet e tyre të përhershme, teksa së fundmi, temë për debatin e tyre u bë dasma që Mateo bëri me Brikenën një ditë më parë. Miri, i cili ishte i ftuar në kurorëzimin e çiftit, u akuzua nga Mateo se ai kërkoi të merrte vëmendje në ‘kurriz’ të tij dhe Brikenës. Kjo gjë u kundërshtua nga Miri, me të dy banorët që filluan një debat të ashpër me njëri-tjetrin. Debati- Ik ore plehrë që komenton edhe këtë gjë. Ik se je shumë i vogël. Zhduku! Pse më ftove në dasmë kur nuk isha shoku jot? Mos të kishe ardhur. Të rrije këtu të pije cigare.