Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, ka ftuar tetë persona shtesë në samitin e G7-s, që filloi në Hiroshima, sipas BBC. Është sigurisht një shenjë e axhendës së ndërlikuar që varion nga lufta në Ukrainë deri te sasia e ushqimit që mbërrin në pjatat tona çdo ditë. Dhe është gjithashtu dëshmi e një rendi ndërkombëtar që po ndryshon me shpejtësi, me pjesën më të madhe të bisedës që fokusohet në dy vende që nuk janë në listën e të ftuarve, Rusia dhe Kina. Takimi vjetor përfshin shtatë demokracitë më të pasura në botë – Japoninë, SHBA, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë, Kanadanë dhe Italinë.