Top Channel/ “Pse i fikët motorët?!” Britmat para përplasjes së Air India zbulojnë detaje tronditëse
15/07/2025 19:58

Pak para rrëzimit të Boeing 787 të Air India, në kabinën e pilotit u zhvillua një “diskutim i nxehtë” mbi arsyen pse motorët ishin zbrazur nga karburanti në një fazë kritike, duke i çaktivizuar përfundimisht dhe duke shkaktuar rrëzimin e aeroplanit. Një pilot e pyeti vazhdimisht tjetrin: “Pse i fikët?”, me një ton “dramatik dhe gjithnjë e më të dëshpëruar”. Ky është një nga detajet më domethënëse që del nga dëgjimi i skedarëve audio nga kutia e zezë, sipas asaj që i thanë Corriere dy burime perëndimore të njohura me përmbajtjen. Të njëjtat burime theksojnë se raporti paraprak – i përgatitur nga autoritetet indiane – e ka lënë jashtë plotësisht këtë pasazh, i konsideruar thelbësor për të kuptuar se çfarë ndodhi në bord. Ata gjithashtu kritikojnë vendimin për ta reduktuar në një rresht e gjysmë – nga 15 faqe – shkëmbimin midis kapitenit dhe oficerit të parë mbi arsyen pse motorët u fikën “kur biseda vazhdoi për disa sekonda dhe një pilot pyeti disa herë ‘Pse i fikët?'”, zbulojnë ata. Fluturimi AI171 i Air India u rrëzua në periferi të Ahmedabadit afërsisht tridhjetë sekonda pas ngritjes. Avioni po shkonte drejt Londrës Gatwick. Aeroplani – që mbante 242 persona – pati probleme me motorin menjëherë. Përplasja vrau 260 persona: 241 pasagjerë (vetëm njëri mbijetoi) dhe anëtarë të ekuipazhit, dhe 19 të tjerë që ishin në mensën e universitetit në të cilën u rrëzua avioni (në vend të 29 siç u raportua ditët e fundit). Gjithçka në bord ndodhi shpejt, konfirmon raporti paraprak. Tre sekonda pas ngritjes, çelësat që kontrollonin rrjedhën e karburantit lëvizën njëri pas tjetrit nga “Run” në “Cut Off”. Dokumenti nuk sqaron se si lëvizën ato. Burimet besojnë se ishte një “veprim njerëzor” i qëllimshëm. Byroja Indiane e Hetimit të Aksidenteve të Avionëve – përgjegjëse për hetimin – nuk iu përgjigj pyetjeve nga Corriere.

Top News – Gjyqi i Maduros, ‘sukses i kufizuar’ / Testohen ligjet amerikane të narkoterrorizmit
26/03 11:36
Top News – Ukraina të heqë dorë nga Donbasi! SHBA vendos kushte për paqen, komfirmon Zelenski
26/03 11:23
Top Channel/ “Irani gënjen”, Trump: “Kanë frikë t`i pranojnë bisedimet se i vret populli i tyre”!
26/03 11:18
Top Channel/ Oqanet thyejnë rekordin e nxehtësise, OBM: Klima e Tokës, më e zhbalancuar se kurrë!
26/03 11:17
Top News – Pakistani ‘shpëtoi’ dy zyrtarë iranianë / Izraeli i hoqi nga ‘lista e zezë’
26/03 11:14
Top News – ‘Pse dreqin duhet ta bëj këtë…’ / Trump i tërbuar me Netanyahun, kundërshti për luftën
26/03 11:12
Top News – Dronë e shpërthime mbi portin mbi Danub / Ndizet lufta Rusi-Ukrainë, rafineria në flakë
26/03 11:11
Top News – Irani po shqyrton planin e SHBA-së / Por jo bisedime…deklarata kontradiktore nga palët
26/03 11:09
Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22