Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u përfshi në një debat me tone të larta me anëtaren e Kryesisë së PD-së, Elda Grimci, ditën e djeshme gjatë protestës para Kuvendit. Teksa Gonxhe është duke dalë përmes rrugës së “Kalasë së Tiranës”, ai përballet me Grimcin, e cila i thotë “ pse dilni këtej si hajdut zoti ministër?”.