Top Channel/ PS-së i ikën Marjana Koçeku. Deputetja e Shkodrës del e pavarur. Nuk dihen arsyet
14/06/2026 23:44

Marjana Koçeku nuk do të jetë më pjesë e Partisë Socialiste në Kuvend. Ajo ka njoftuar largimin nga PS dhe vijimin e mandatit të saj si deputete e pavarur. Lajmi është bërë publik përmes një statusi të saj në rrjetet sociale, ku ajo thekson se vendimi lidhet me bindjet dhe vlerat personale, të cilat sipas saj kanë qenë të pandryshuara para dhe gjatë angazhimit të saj politik. Koçeku shkruan:“Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojne kufijtë.” Marjana Koçeku ishte renditur e para në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun Shkodër në zgjedhjet parlamentare, një pozicion që i ishte besuar nga kryeministri Edi Rama. Zgjedhja e saj u konsiderua atëherë si një surprizë, pasi ajo vinte nga fusha e turizmit dhe jo nga karriera e mirëfilltë politike, duke u njohur si një nga të rinjtë që kanë kontribuar në promovimin e imazhit turistik të Shqipërisë, veçanërisht në veri. Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga Partia Socialiste

Top Channel/ Protesta në ditën e nëntë. Tubim më i qetë në rrugën e Durrësit
21/10 16:00
Top Channel/ Protesta në ditën e nëntë. Tubim më i qetë te ministria e Arsimit dhe Kryeministria
21/10 16:00
Top News – Karriget hidhen sërish. Oferta e dytë e Ramës për dialog refuzohet nga studentët
21/10 15:41
Top Channel/ “Dhuna traumatizon të miturit”. Sociologia: Shkakton ankth, stres dhe humbje të besimit
21/10 15:24
Top Channel/ Avokati i Popullit heton dhunën: 118 persona në ambiente me kapacitet për 60
21/10 15:23
Top Channel/ Protestat përfshijnë Greqinë. Studentë kërkojnë uljen e kostos së jetesës e studimeve
21/10 15:21
Top Channel/ Franca nxjerr ushtrinë në rrugë. Mobilizimi para protestave të së shtunës
21/10 15:20
Top Channel/ Fischer: Dhuna nuk sjell zgjidhje. Historiani amerikan: Korrupsioni shqetësim serioz
21/10 15:18
Top Channel/ Kuvendi rikthehet pas protestave. Territorialja në rend dite, Rama udhëton drejt Budvës
21/10 15:14
Top Channel/ Rama: Masa të ashpra për dhunën. Regjistër për protestuesit e dhunshëm
21/10 15:11
Top News- Trazirat në ditën 8, 11 të arrestuar/ Policia ndalon autorin e zjarrit në Komisariatin 3
21/10 15:11
Top Channel/ Pedagogët në protestë. Sindikata shpall bojkot. Protestuesit përmbysin karriget e Ramës
21/10 15:09
Top Channel/ Putin “i bindet” kërkesës së Trumpit: Rusia liron qytetarin amerikan Stephen Hubbard!
21/10 15:06
Top News – Rama: Një pakicë kinse pedagogësh nuk dënojnë dhunën
21/10 15:05
Top News – Rama për studentët: Paguajmë gjysmën e qirasë për ata që plotësojnë kushtet
21/10 14:27
Top News – Sejko garanton qytetarët. ‘Sistemi bankar, plotësisht funksional dhe me likuiditet’
21/10 14:14
Top Channel/ Protestat e dhunshme, Ministria e Drejtësisë merr masa, vendos dritare hekuri
21/10 14:14
Top Channel/ Në Gjirokastër nuk ka bojkot/“Eqrem Çabej” vijon mësimin, rektori:S’e njohim sindikatën
21/10 13:58
Top Channel/ ‘E shtuna ditë e rëndësishme’, Berisha: Rama mendoi se po lante duart me falangat…
21/10 13:57
Top Channel/ ‘Dita e llogarisë po vjen’, Berisha sulmon Ramën: Kërcënime vulgare, bankat janë…
21/10 13:28