Në Kryesinë e Kuvendit nën masa të forta sigurie u zhvillua mbledhja e përjavshme e grupit parlamentar socialist ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Burime nga grupi socialist i thanë Top Channel se kryeministri Edi Rama është shprehur se “Nuk duhet të biem në nivelin e kërkesave që s’kanë sens dhe janë të ulëta”.