Top Channel/ PS-PD, tjetër marrëveshje për rregulloren e re të kuvendi
20/05/2026 23:13

Partia Socialiste dhe partia demokratike kanë arritur një konsensus paraprak për draftin e përbashkët sa i përket ndryshimeve në rregulloren e kuvendit. Ato pritet të miratohen të enjten në orën 09:00 në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren. Top Channel disponon draftin e dakorëdësuar nga dy partitë dhe rezulton se PS ka hequr dorë nga disa prej nismave të paraqitura fillimisht. Mazhoranca u tërhoq nga propozimi që projektligjet e lidhura me procesin e integrimit europian të shqyrtoheshin brenda një jave me procedurë të përshpejtuar. Gjithashtu, nuk do të ketë përgjysmim të kohës së diskutimeve në seancat plenare. Po ashtu, socialistët pranuan kërkesën e opozitës që institucionet kushtetuese të vijojnë raportimin në seancë plenare, duke mos e kufizuar këtë proces vetëm në komisione parlamentare. U rrëzua edhe ideja që të gjitha raportimet institucionale të zhvilloheshin ekskluzivisht në Komisionin e posaçëm “Për Nismat Qytetare” të drejtuar nga Xhafaj, ndërsa u dakordësua që raportimet vjetore të bëhen në komisionet përkatëse sipas fushës së përgjegjësisë. Ndërkohë, ndryshimet parashikojnë që Kryetari i Kuvendit të ketë rol më aktiv kur institucionet nuk u përgjigjen kërkesave për informacion të deputetëve. Në këto raste, ai do të kërkojë marrjen e masave disiplinore. Ndërkaq, pritet të ndryshojnë edhe rregullat për masat disiplinore ndaj deputetëve. Ato do të pezullohen në rast ankimi në Byronë e Kuvendit dhe nuk do të llogariten më me ditë pune, por me ditë kalendarike. Njëkohësisht, Sekretariati i Etikës do të ketë përfaqësim të barabartë të anëtarëve. Nëse finalizohet, marrëveshja mes PS dhe PD për rregulloren e kuvendit, do të jetë e dyta benda pak ditëve pas bashkimit të votave të opozitës me mazhorancën për rezolutën e integrimit europian.

Top News – Arrestohet edukatorja në Korçë. Dyshohet se dhunoi 4 vjeçarin, u kap nga kamerat
24/10 11:11
Top News – Mbyti babanë me tel. Vajza akuzohet për vrasje, nëna e saj për fshehje krimi
24/10 11:10
Top Channel/ Protesta, demokratët e Shkodrës dhe 4 bashkive të tjera të veriut nisen drejt Tiranës
24/10 11:08
Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52