Top Channel/ PS-PD drejt një pakti të ri! Berisha konfirmon negociatat me socialistët
10/01/2025 19:33

Pa shumë zhurmë dhe larg syrit të medias socialistët dhe demokratët kanë intesifikuar përpjekjet për gjetjen e një pakti te ri për ndryshimin e kodit elektoral në mënyrë që vota e diasporës të mos bllokohet për shkak të afateve kohore të pamjaftueshëm. 24 orë para nisjes zyrtare te procesit të regjistrimit te diasporës, Sali Berisha konfirmoi negociatat me partinë socialiste per votuesit nga jashte. SALI BERISHA: Di që janë në negociata. Di që po zhvillohen negociata. Nuk e di te them ne cilin stad janë. Sali Berisha konfirmoi votën pro te demokrateve per cdo ndryshim ne favor te lehtësimit te votës se diasporës. Kryedemokrati nuk dha detaje per çështjet qe janë ne tryezën e bisedeimve, por Top Channel ka mësuar se po vlerësohet mundësia e afrimit me 10 ditë e afateve të regjistrimit të subjekteve politik, kandidatëve dhe koalicioneve në mënyrë që fleta e votimit te prodhohet më shpejt, për ti dhënë më shumë kohe postës për kthimin e zarfit me votën e emigrantëve brenda afatit zyrtar. Ndërhyrja e dytë, ka të bëjë me reflektimin e ndryshimit në kod, që koston e kthimit te fletës së votimit e merr persipër shteti dhe jo emigranti. SALI BERISHA: Kërkesat e arsyeshme që shkojnë në favor të transparencës dhe mundësisë së votës së diasporës do miratohen nga ne, qoftë edhe në rast se do duhen ndryshime të tjera ligjore. Në mbledhjen e parë të grupit parlamentar për këtë vit Sali Berisha kritikoi deputet për punën e pamjaftueshme që po bëjnë me diasporën duke lene porosi dhe detyra konkrete per secilin deputetët. SALI BERISHA: Grupi parlamentar, çdo deputet është i ftuar të koordinojë me qendrën këtu, çdo takim të mundshëm që mund të organizojë me emigracionin. Secili duhet të marrë përsipër të paktën të trefishojë votën e tij, edhe me dy vota të tjera nga diaspora. Këtë të shtunë nis zyrtarisht procesi i regjistrimit te diasporës ne, nderkohe që emigrantet që duan të marrin pjese ne zgjedhjet e pranverës kane afat per tu regjistuar ne faqen online te KQZ deri me 4 mars..

Top News – Beleri ‘kryqëzohet’ në Greqi. Shkak, deklarata për ish-deputetin e Agimit të Artë
19/09 20:30
Top News – Shqipëria e 44-ta në nivel global në Indeksin e SDG-ve, Rama: Ecim përpara
19/09 19:58
Top Channel/ Fredi Beleri ndez debat në Greqi, kërkon ndjesë: Formulimi për Kasidiarisin, i pavend
19/09 19:48
Top Channel/ Më 8 tetor votohet harta e re. Komisioni nis shqyrtimin të hënën, votat i kanë
19/09 19:46
Top Channel/ Rama mesazh nga OKB: Shqipëria e 44-ta në Botë për Objektivat e Zhvillimit
19/09 19:33
Top Channel/ Socialistët rihapin hartën territoriale, komisioni nis shqyrtimin të hënën
19/09 15:13
Top Channel/ “Balluku shantazhon Ramën”, Berisha: I bën presion kryeministrit që të mos…
19/09 15:08
Top Channel/ Akuzat e Berishës për Ballukun: Kur SPAK kërkoi për herë të parë arrestimin e saj…
19/09 14:43
Top Channel/ Rama kërkon zgjidhje për ankesat, 149 dëgjesa në javën e dytë të nismës
19/09 12:38
Top News-‘Prania Besnike’, socialistët bëjnë bilancin. Shtohen hallet e qytetarëve, Rama: Të vijojmë
19/09 10:40
Top News-‘Prania Besnike’, socialistët bëjnë bilancin. Shtohen hallet e qytetarëve, Rama: Të vijojmë
19/09 10:30
Top News – Kontratat publike dhe koncesionet/PD propozon paketë ligjore: Gjurmim çdo pasurie publike
18/09 18:31
Top News-‘Asnjë surprizë nga roja i Kuvendit’/ PD kundër dekretit të Begajt për pagat e gjyqtarëve
18/09 16:54
Top Channel/ “Askush nuk ju kërkon të ndaloni së fituari”, Rama prezanton ‘Pasqyrën e Çmimeve’
18/09 16:19
Top Channel/ PD sulmon dekretin e Begajt: Hoqi dorë nga kompetencat për hir të mazhorancës
18/09 15:05
Top Channel/ Pas rritjes 2 për qind, kryeministri Rama kërkon tryezë me drejtuesit e gjyqësorit
18/09 15:04
Top Channel/ “Beketi do të marrë zero lek”, Rama: Paratë e Albcontrol-it kthehen në arkën e shtetit
18/09 12:18
Top Channel/ Pagat në Drejtësi rriten me 2%/ Mazhoranca siguron 84 vota për ligjin e magjistratëve
18/09 12:09
Top Channel/ PD sulmon Presidentin, reagim pas dekretimit të ligjit për pagat në Drejtësi
18/09 12:08
Top Channel/ Dekretohet ligji. Hapet rruga e zhbllokimit të pagave të gjyqtarëve e prokurorëve
18/09 12:08