Në prag të 35-vjetorit, Partia Socialiste vlerësoi disa prej figurave më të rëndësishme të kësaj force politike, themelues e kontribuues ndër vite. Nga Rexhep Meidani, te Namik Dokle, Gramoz Ruçi, Et'hem Ruka e Ylli Bufi, u nderuan me medalje ari. Vlerësim morën edhe figura të tjera, si Valentina Leskaj, Besnik Baraj, Anastas Angjeli e Hamdi Jupe. Mesazhi i tyre ishte i njëjtë: realizimi i objektivit “Shqipëria në Bashkimin Evropian”.