Shumica Socialiste hedh një tjetër hap për ta çuar përpara procesin e zgjedhjes të presidentit të ri të republikës. Mbi tavolinën e punës të kryetares së kuvendit Lindita Nikolla ndodhet kërkesa e kryetarit të grupit parlamentar socialist Taulant Balla me dy data. Kërkohet, thirrja më 29 Prill konferencës së kryetarëve për fillimin e procedurës së zgjedhjes së presidentit. Socialistët kërkojnë që testin e parë të zgjedhjes së presidentit me 84 vota ta kenë më 4 Maj.