Seancës plenare në parlament të enjten me një mori çështjesh për diskutim i ka parapritë një mbledhje e grupit parlamentar socialist. I pari grupit socialist Niko Peleshi, dha detaje se si do të zhvillohet interpelanca e kërkuar nga opozita për importin e mbetjeve. Zoti Peleshi konfirmoi një takim informal të premten në Elbasan mes grupit parlamentar socialist dhe kryeministrit Edi Rama. Ky takim theksoi Niko Peleshi do të jetë një mundësi për çdo deputet për të ndarë mendime si të bëhet më mirë komunikimi. Duke komentuar listat e hapura të kandidatëve socialist, tha se listat e hapura janë një garë e shëndetshme brenda PS.