Top Channel/ PS mbledh firmat kundër Metës, të hënën mblidhet grupi parlamentar
30/04/2021 15:00

Grupi parlamentar socialist ka nisur mbledhjen e firmave për të mbështetur propozimin e shkarkimit të presidentit, Ilir Meta. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu duke iu referuar burimeve nga grupi parlamentar socialist thotë se paraditen e sotme deputetëve socialistë i ka mbërritur një mesazh ku thuhet: Top Channel ka siguruar përmbajtjen e një mesazhi që ka mbërritur tek të gjithë deputetët e grupit parlamentar socialist ku thuhet. “Bazuar në disa shkelje të rënda te Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesinë e Grupit Parlamentar kemi vendosur të iniciojmë procedurën e shkarkimit të Presidentit të Republikës”. I gjithë grupi parlamentar socialist është ftuar për të firmosur propozimin për shkarkimin e presidentit. Ky zhvillim vjen një ditë më pas nga deklarimi i kryeministrit, Edi Rama se me Ilir Metën do të merret parlamenti Shqipërisë. Sepse, tha Edi Rama, Metën populli e dënoi dhe se parlamenti do të formalizojë dënimin duke e shkarkuar. Presidenti Ilir Meta u shfaq aspak i shqetësuar nga ajo çfarë deklaroi një ditë më parë Edi Rama dhe mbledhja e firmave të socialistëve, duke e theksuar se nuk ka ndërmend të dorëhiqet siç edhe tha përpara 25 prillit.

Top Channel / PS kërkesë Kuvendit: Komision i Posaçëm për hartën
12/10 19:49
Top News-‘PS përdor parlamentin si mburojë’/Përjashtimi i demokratëve, Tabaku: Standarde të dyfishta
12/10 17:08
Top Channel/ PD refuzon votimin elektronik. Berisha ngre akuza për manipulim
12/10 15:25
Top Channel/ Përjashtimi me 60 ditë i Bardhin dhe Balliun, Berisha: Rama armik i parlamentarizmit
12/10 12:47
Top Channel/Prezantohet ’Pasqyra e çmimeve’,Rama: 200 produkte në këtë nisme, jeta jonë e mbushur…
12/10 12:45
Top Channel/ U përjashtua nga Kuvendi për 60 ditë, Balliu: Urdhër i Ramës, shishja e parë u hodh…
12/10 12:12
Top Channel/ Shqipëria dhe Izraeli më afër, Hoxha dhe Sa’ar firmosin marrëveshjen mes dy qeverive
12/10 12:08
Top Channel/ Etika pranon kërkesën e PS, Bardhi e Balliu dënohen 60 ditë nga Kuvendi
12/10 12:06
Top Channel/ Koreshi batuta te Etika: Klevis herë tjetër zieji vezët që të ngjisin më mirë…
12/10 11:59
Top Channel/ ‘Nuk kemi gjuajtur me plumba’, Balliu te Etika: Veza nuk është dhunë, nëse…
12/10 11:44
Top Channel/ Etika përjashtohen me 60 ditë nga Kuvendi deputetët Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu
12/10 11:32
Top Channel/ Debate te Etika/ Balliu: Veza nuk është lëndë piroteknike, Manja: Hodhët shishe dhe…
12/10 11:28
Top Channel/ Ministri izraelit mbërrin te Kryesia e Kuvendit, takim me Niko Peleshin
12/10 11:27
Top News – ‘Robotët e këllirës më të madhe që ka politika’. Braçë reagon sërish
10/10 20:38
Top News-Wendt ende asnjë takim me Berishën. Kreu i PD kaloi oqeanin por anashkalohet nga ambasadori
10/10 17:45
Top News – ‘Shqipëria, nevojë urgjente për ripërtëritje’, Berisha: Angazhohemi të bëjmë çdo gjë
10/10 16:42
Top News – ‘Janë hajna dhe asgjë tjetër’/Berisha: Deputetët socialistë tradhtuan votuesit e tyre
10/10 16:41
Top News – Berisha: Jemi të vendosur për një ripërtëritje sa më të fuqishme të PD
10/10 16:41
Top News – ‘Të krahasosh PD me PS, e pamundur’/ Berisha sjell shembujt
10/10 16:40
Top News – ‘SPAK, armik i egër i pluralizmit politik’/Berisha: Të jetë në dijeni ambasadori amerikan
10/10 16:39